Afron Kupa e Afrikes, hidhet shorti i fazës finale

Edicioni i këtij viti në Kupën e Kombeve të Afrikës do të zhvillohet në Egjipt. fillimisht, evenimenti ishte caktuar të mbahej në Kamerun por vonesat në përgatitje detyruan Konfederatën Afrikane të Futbollit të bëjnë ndryshime dhe ta cojnë atë drejt Egjiptit. Në Kajro u hodh edhe shorti i këtij kompeticioni që është në edicionin e tij të 32.

Gjithcka ndodhi pas një ceremonie spektakolare me fishekzjarret që shkëlqyen mbi piramidat e Gizës duke dhuruar një pamje të jashtëzakonshme. Egjipti, që përvcese vendi organizator i Kupës së Kombeve, është edhe ekipi që mban rekordin me 7 tituj të fituar, ndodhet në Grupin A me Kongon, Ugandën dhe Zimbabven.

Ndërsa skuadra kampione në fuqi e evenimentit, kameruni që ka 5 tituj të fituar, është në Grupin F me Ganën, 4 herë kampione e Afrikës, Beninin dhe Guinea-Biso. Në Grupin B janë Senegali, Algjeria, Kenia dhe Tanzania. Grupi D përbëhet nga Maroku, Bregu i Fildishtë, Afrika e Jugut dhe Namibia, ndërsa në Grupin E, Tunizia do të masë forcat me Malin, Mauritaninë dhe Angolën.

Risia për këtë vit në Kupën e Kombeve të Afrikës është se ajo do të zhvillohet në 21 qershor deri në 19 korrik, ndërkohë që më parë ky kompeticion është zhvilluar në periudhën janar-shkurt.

sfidanti.al