Maks Biaxhi po përgatitet për një sfidë të re. Ish kampioni i botës në MotoGP dhe Superbike, do të tentojë të thyejë rekordin e shpejtësistë për motorët elektrike. E gjithë kjo do të zhvillohet në verën e vitit 2020 në Bolivu, ku italiani do të drejtojë motorin Voxan ëattman me të cilin do të kërkojë që të arrijë shpejtësinë 330 km/h.
Rekordi aktual për mjete nën peshën 300 kg është vendosur në vitin 2013 nga Xhim Hugerhajd me një Lighting SB220 me shpejtësi 327.608 km/h
‘I kam dashur gjithnjë sfidat dhe jam krenar që do të ndërmarr këtë hap në karrierën time me ngjyrat e Voxan e Venturit me të cilët kam filluar të punoj-tha Biaxhi-inxhinierët e projektuesit janë të drejtuar nga ndjenja e vendosmërisë shumë motivuese. Të tejkalosh shpejtësinë prej 330 km/h me këtë mjet do të jetë një provë akoma më evidente e kompetencës së këtij grupi në këtë fushë’
sfidanti.al