Në ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2020 që u zhvillua para pak ditësh në Podgoricë, ku Anglia fitoi thellë 5-1 ndaj Malit të Zi, tifozët vendas ndërmorën sulme verbale raciste kudër lojtarëve me ngjyrë të përfaqësueses angleze. Këto sulme me motive raciste u dënuan ashpër nga media dhe opinioni publik sportiv në Angli, por legjenda angleze e futbollit, Xhon Barns, bëri një deklaratë, duke shkaktuar një ortek reagimesh në vend.
Barnsi kujtoi se, kur luante me bluzën e përfaqësueses angleze, ai edhe vetë ka qenë objektiv i sulmeve raciste, madje brenda vendit të tij, kështu që, sipas tij, ajo që ka ndodhur në Malin e Zi, nuk përbën ndonjë gjë të pazakontë.
“Në të gjithë Britaninë, çdo javë konstatohen sulme verbale raciste kundër lojtarëve me ngjyrë. Unë mendoj se ne tregohemi hipokritë, kur përmendim në këtë drejtim Malin e Zi”, vuri në dukje ky futbollist legjendar me ngjyrë i Liverpulit që është me origjinë nga Xhamajka.
Sfidanti.al