Havier ‘Chicharito’ Hernandez dhe Sarah Kohan martohen në mënyrë sekrete

Havier Hernandez nuk ështtë më beqar. Futbollisti meksikan dhe e fejuara e tij Sarah Kohan u martuan në 20 mars në SHBA. Cifti vendosi që ta bëjëq ceremoninë në mënyrë sekrete kështu që askush prej ndjekësve të tyre në rrjetet sociale nuk e dinin për këtë eveniment.

Por mesa duket një media meksikane e zbuloi lajmin dhe nuk ngurroi të bëjë komentin e saj. Duket se futbollisti i kërkoi Federatës Meksikane të Futbollit dhe trajnerit të saj Gerardo Martino lejen që ai të kryente martesën civile me modelen australiane në San Diego

‘Po, u martuam. Nuk kemi se cfarë të fshehi, Ju uroj një fundjavë të këndshme të gjithëve-theksonte Havier Hernandez në një postim të tij në rrjetin social Tëitter

Vlen të theksohet se cifti iu drejtua altarit të martesës, përpara lindjes së fëmijës së tyre të parë që do të ndodhë në muajin qershor. përpa pak ditësh, Chicharito dhe Kohan zbuluan edhe gjininë e fëmijës së tyre të parë që është një djalë.

sfidanti.al