Gjyqtari spanjoll Andujar Oliver: Penalltia për Juventusin..dhuratë!

Fati i ndeshjes revansh të 1/8-tës së finaleve të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Atletikos së Madridit u vendos disa minura para fundit të saj, kur gjyqtari i ndeshjes dha penallti, pasi sulmuesi Federiko Bernardeski u faullua brenda zonës së rreptësisë.
Në fakt, futbollistët e Atletikos nuk e tepruan me protestat e tyre ndaj vendimit të gjyqtarit holandez, Bjorn Kuipers, por ish-arbitri i njohur spanjoll Andujar Oliver në një prononcim të tij në gazetën “Marka” vuri në dukje se penalltia ishte e paqenë, sepse intensiteti i kontaktit nuk arriti deri në atë masë, sa të jepej ndëshkimi më i rëndë.
“Po, e pranoi se Korea e preku Bernardeskin, por jo aq sa të jepej penallti”, vuri në dukje gjyqtari i lartpërmendur spanjoll.
Sidoqoftë, duhet të theksohet se Juventusi luajti shumë më mirë sesa Atletiko, duke e merituar fitoren me tre golat e shënuar nga Kristiano Ronaldo dhe kualifikimin për në çerekfinale të LK-së.
Sfidanti.al