Është zyrtare; Totenhemi përuron stadiumin e ri në prill

Pas një periudhe të gjatë spekulimesh, stadiumi i ri i Totenhemit duket se është gati të presë ndeshjet e Hotspërs. Fillimisht u mendua se impianti i skuadrës londineze do të përurohej për Vitin e Ri, më pas u fol se do të ishte gati për derbin me Arsenalin, por nuk rezultoi kështu. Në fakt stadiumi i ri i Totenhemit do të përurohet në fillim të muajit prill.

Dilema në këtë pikë është se kur do të zbresë me saktësi Totenhemi në fushën e impiantit të tij të ri; në sfisën me Brajtonin në 7 prill apo me atë ndaj Kristal palas në 3 prill. Ndërkaq pritet të mësohet edhe emri i stadiumit të ri i cili mendohet të jetë komercial. por deri në atë moment, ky impiant do të quhet Tottenham Hotspur Stadium. Vlen të kujtohet se stadiumi ‘trashëgimtar’ i ‘Ëhite Hart Lane’ do të ketë  62062 vende për të qenë impiani me kapacitetin më të lartë në Londër.

sfidanti.al