Novak Xhokovic dhe Simon Bajls janë shpallur sportistët më të mirë të vitit 2018. tenisti serb dhe gjimnastja amerikane u shpallën Sportisti dhe Sportistja më e mirë e vitit në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Laureus që konsiderohen edhe si Oskarët e Sportit. Xhokovic, që fitoi garën me Mbape, Kipcogen dhe Lebron Xhejms, e fitoi këtë cmim për herë të katërt duke barazuar Usain Bolt.
Ndërsa Simon Bajls përsëriti suksesin e saj të vitit 2017. Për t’u theksuar është se Simon Bajls ka hyrë në historinë e gjimnastikës si e vetmja gjimnaste që ka arritur të fitojë titullin botëror në të gjitha ushtrimet.
Franca që triumfoi në Botërorin e Rusisë, u shpall si skuadra më e mirë duke mundur konkurencën e Realit të Madridit, Mercedes të Formula 1 dhe Golden Stejt Uorriors, kampione e NBA. Cmim iu dha edhe Naomi Osakës që u shpall Zbulimi i Vitit teksa u bë e para teniste japoneze që fitoi një turne Grand Slam pas triumfit të saj në US Open.
Lindsi Von ishte një tjetër emër i madh i sportit botëror që u vlerësua në mbrëmjen gala të Cmimeve Laureus me cmimin ‘Spirit of Sport’ për karrierën e saj të skive të cilën e mbylli me përfundimin e Botërorit të Suedisë.
sfidanti.al