Benitezi i nxehur keq: Gjyqtarët nuk njohin rregullat e futbollit!

Trajneri i Njukasllit, Rafa Benitez, nuk mund ta fshihte zemërimin e tij mbas barazimit me Uollverhemptonin. Njukaslli kaloi në avantazh në min. e 56-të me gol të shenuar nga Hajdeni, por Uollveri barazoi në shtesën e lojës të gjyqtarit, më saktë në min. e 95-të. Po të kishte fituar, Njukaslli do të dilte na zona e rrezikshme, nga ku bihet një kategori më poshtë dhe Benitezi konsideron se futbollisti kundërshtar që shënoi golin e barazimit, paraprakisht kishte bërë faull ndaj portierit.
“Në Angli gjyqtarët nuk i njohin mirë rregullat. Unë mund të them shumë gjëra, por asgjë nuk do të ndryshojë. Gjyqtarët duhet ta dinë se portierët kanë gjithnjë përparësi, pra ata duhet të mbrohen. Unë e di se në Angli njerëzit mendojnë se portierët duhet të jenë të fortë, por ka një kufi që nuk duhet të kalohet, kur kundër tyre bëhen faulle”, deklaroi Benitezi.
Sfidanti.al