Karlo Anceloti është bërë sërish gjysh. Ana Galoca e fejuara e djalit të trajnerit të Napolit, Davide, dhe që është me origjinë spanjolle, solli në jetë dy binjakë. Lukas dhe Leonardo Anceloti, kështu quhen tashmë 2 vogëlushët që zgjeruan familjen e trajnerit emilian të Napolit. Me këtë rast klubi nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Twitter, uroi djalin e 58 vjecarin për këtë ngjarje të gëzueshme në jetën e tij personale.
‘Shumë urime Davide për lindjen e Lukasit dhe Leonardo Ancelotit-theksohej në mesazhin e urimit të Napolit.
Ndërkaq vlen të kujtohet se Karlo Anceloti e kishte më parë një nip, djalin e lindur nga vajza e tij e madhe, Katia.
sfidanti.al