Bolti heq dorë nga futbolli! I shpejtë kur ndryshon edhe mëndjen

Njeriut më të shpejtë të botës, rekordmen bote në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt, më në fund, iu mbush mendja se nuk mund të bëhet futbollist profesionist, duke vendosur që të heqë dorë edhe nga futbolli, shkruan media britanike që shton se tani ai “do të hidhet” në një fushë tjetër, atë të biznesit.
Pavarësisht se ai bëri stërvitje intensive disamujore dhe në fund të vitit 2018 ishte pranë nënshkrimit të kontratës me klubin australian CK Mariners, cilësitë futbollistike të tetë herë kampionit olimpik në distancat e shkurtra 100 dhe 200 metra linin për të dëshiruar. Pavarësisht se ai e përmirësoi formën e tij si futbollist, u krijuan dilema serioze lidhur me aftësinë e tij që të bëhet sportist elitar edhe në fushën e futbollit.
Bolti që ka fitur medalje të arta në olimpiadat e Pekinit, Londrës dhe Rio de Zhaneiros, deklaroi: “Aventura ime ishte argëtuese, unë u kënaqa, por tani jeta ime sportive mbaroi dhe unë do ta provoj veten në fusha të tjera, do të bëhem biznesmen”, deklaroi Bolti.
Sfidanti.al