Ironia e trajneres që drejton skuadrën e meshkujve: I zgjedh lojtarët sipas përmasave të organit intim

Quhet Imke Vybenhorst dhe është e para trajnere femër që stërvit një skuadër profesioniste futbolli me meshkuj. Që nga periudha e krishtlindjes ajo ka marrë drejtimin e skuadrës së BV Klopenburg në divizionin e pestë të kampionatit gjerman. Në orët e fundit, Vybenhorst u bë protagoniste me përgjigjen ironike ndaj një pyetjeje të formës seksiste të një gazetari duke i dhënë një leksion të mirë këtij të fundit.

Ky i fundit e pyeti se nëse lojtarët duhet të veshin pantallonat përpara se ajo të hyjë në dhomën e zhveshjes, Vybenhorst tha: ‘Sigurisht që jo. Jam një profesionist, i zgjedh lojtarët në bazë të përmasës së organit të tyre intim’
Vybenhorst kishte drejtuat më parë skuadrën e femrave të BV Klopemburg që është në Bundesligën 2. si futbolliste, ish lojtarja e përfaqësueses së U20, ka luajtur për Hamburgun si dhe me Sporting Huelvën në Divizionin e parë të kampionatit spanjoll. Tashmë 30 vjecare, Vybenhorst e ka marrë licencën A dhe ka studiuar edukim sportiv. Misioni i saj është shumë i vështirë, duke qenë se skuadra e saj është në vendin e fundit në klasifikim me 16 pikë në18 ndeshje, 6 pikë larg zonës së mbijetesës, kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje për t’u luajtur.

sfidanti.al