Mani Pakiao gati për ndeshjen me Meiuedherin, por ku është…

Boksieri i famshëm filipinas, Mani Pakiao, është gati që të ngjitet përsëri në ring që të ndeshet me kampionin e botës, amerikanin Flojd Meiuedher, por gjithçka varet nga ky i fundit.
“Nëse Flojdi do të kthehet në boks, atëherë, do të ketë revansh. Vendimi i takon atij. Nëse ai ka dëshirë që të zhvillojë me mua një ndeshje tjetër, unë jam gati. Tani unë jam përqëndruar te ndeshja e ardhshme me Adrian Brunerin, të cilin unë nuk e nënvlerësoj”, tha legjenda filipinase e boksit profesionist.
Makiao dhe Meiudheri janë ndeshur në maj 2015, kur boksieri amerikan fitoi me pikët e gjyqtarëve, ndërsa boksieri filipinas tha se ai kishte një problem shëndetësor.
Sfidanti.al