Cudite me Libertadores nuk kane fund; Boka i drejtohet CAS per fitoren ne tavoline

Telenovela ‘Libertadores’ pasurohet me nje episod te ri me protagonist Boka Xhuniors me kete te fundit qe vijon ne kerkesen e saj per fitoren ne tavoline. Dhe e gjithe kjo ndodh kur kane mbetur 2 dite nga zhvillimi sfides me River Plejtin ne ‘Santiago Bernabeu’ te Madridit.

Presidenti i Boka Xhuniors, Daniel Anxhelici konfirmoi se do t’i drejtohet Gjykates se Arbitrazhit Sportiv per te marre fitoren ne tavoline ndaj River Plejtit pas incidenteve te ndodhura ne 24 nentor.

Anxhelici e konfirmoi kete vendim nje dite pasi CONMEBOL hodhi poshte apelin e Boka Xhuniors ne lidhje me kete ceshtje. E gjithe kjo histori lindi pasi nje grup i tifozeve te River Plejtit sulmoi autobusin e Boka Xhuniors duke shkaktuar plagosjen e 4 futbollisteve qe u derguan ne spital. CONMEBOL e shtyu Te 2 here per te vendosur ne fund zhvillimin e saj ne 9 dhjetor ne ‘Santiago Bernabeu’ ne Madrid.

Sfidanti.al