Me ne fund CONMEBOL mori nje vendim; ndeshja e dyte finale e Kupes Libertadores mes River Plejtit dhe Boka Xhuniors do te luhet ne nje dite tjeter qe do te percaktohet nga ky kompeticion ne mbledhjen qe do te zhvilloje diten e marte. Ai qe e konfirmoi kete ishte presidenti i ketij institucioni Alehandro Domingez. ‘Nuk eshte faji i CONMEBOL. Nuk jane mundesite per te zhvilluar kete ndeshje ne kushte te barabarta-tha Domingez duke iu referuar kerkeses se bere pak caste me pare nga Boka Xhunior.
Nderkaq tifozet e River Plejtit boshatisen stadiumin Monumental dhe nuk e dine nese do te kene me mundesine per te ndjekur nga afer kete finale historike pasi ekziston mundesia qe kjo sfide te luhet ne nje tjeter stadium. Kjo e kesaj te diele ishte hera e dyte merret vendimi per shtyrjen e finales se Kupes Libertadores, dicka qe nuk ka ndodhur kurre me pare per kete kompeticion. Gjithcka nisi diten e shtune kur tifoze te River Plejtit sulmuan autobusin e Bokas me gure dhe gaz lot sjelles duke shkaktuar plagosjen e 4 lojtareve dhe intoksikimin e pjeses tjeter te skuadres. Situata u perkeqesua dhe tifozet filluan te perlesheshin edhe me policine me kete te fundit qe beri te ditur se jane vene ne pranga dhjetera persona per incidentet e shkaktuara.
Sfidanti.al