Për cdo gjë ka një herë të parë; një frazë kjo që merr shumë vlerë për Klivlend në këtë sezon që më në fund arrin të shënojë 2 fitore radhazi. këtë radhë skuadra nga Ohajo mundi Hjustonin 117-108 duke e zbutur pak bilancin në 4 fitore dhe 14 humbje. Njeriu i ndeshjes për Klivlendin u bë Sekston me 29 pikë të shënuara, një rekord personal ky për të deri tani. Por në këtë fitore të Kavaliers dhanë kontributin e tyre edhe Klarkson me 20 pikë dhe Tompson me 16 pikë e 20 topa në tabelë. Te Hjustoni, i zakonshmi Xhejms Harden shënoi 40 pikë dhe dha 13 assist por këto statistika nuk i shërbyen aspak skuadrës së Rokets
Denver vazhdon të bëjë paraqitje pozitive në kampionatin e NBA. Skuadra e Nagest këtë radhë arriti të fitojë ndaj një skuadre që në këtë moment po shfaqet në një formë shumë të mirë sic është Oklahoma Siti. 105-98 ishte rezultati i kësaj sfide në favor të Denverit për të cilin u dalluan Mërrej me 22 pikë, Jokic me 16 dhe Lajls me 16 pikë. Ndërsa te Thunder spikatën Xhorxh me 24 pikë e 11 topa në tabelë, Uestbrook me 16 pikë, 10 topa në tabelë e 12 assist dhe Adams me 12 pikë e 14 topa në tabelë.
Golden Stejt duket se ka lënë pas krahëve krizën e saj. skuadra kampione e NBA regjistroi një tjetër fitore, atë me Sacramenton, një sukses që e arriti me vështirësi me rezultatin 117-116. Stiven kërri dhe Drejmond Grin munguan sërish në parket dhe Uorriors besuan përsëri te dyshja Durant-Thompson që shënuan rtespektivisht 44 dhe 31 pikë.
sfidanti.al