Nis rikontruksioni i Bajernit: Erdhi zëvendësuesi i Robenit?

Para disa ditësh, presidenti i klubit bavarez, Uli Hënes, paralajmëroi se Bajernin në një të ardhme e pret një rekonstruksion i shkallës së lartë dhe, në fakt, në këtë klub ka shumë gjëra për të ndryshuar, nëse ai do që të kthehet në rrugët e vjetra të mira.

Ky klub i madh gjerman, me të vërtetë, ndodhet midis vuajtjeve gjatë këtij sezoni; Roben, Riberi, Myler, Levandovski, Humels dhe Boatengu, pa i përmendur të tjerët, nuk i ngjajnë më vetvetes. Ky klub duhet që ta ndërrojë të gjithë brezin dhe rekonstruksioni i tij duket se ka filluar. I pari mbërriti futbollisti i ri Alfonso Dejvis që erdhi ditët e fundit në Mynih që të bëjë kontrollet mjekësore, ndërsa shumëkush spekulon se ai do të zëvendësojë sulmuesin holandez, Arien Robet, të cilin vetëm një hap e ndan nga pensionimi.

Alfonso ka lindur në Gana më 2 nëntor 2000 dhe, deri në vitin 2016, ai ka luajtur me Vankuverin kanadez. Është e padyshimë se Bajerni ka marrë një futbollist të ri që ka një poptencial të madh, ndërsa thuhet se kontrata e tij do të zgjasë nga janari 2019 deri në qershor 2023.

Sfidanti.al