Golden Stejti plotësoi një javë mizerabël, ndërsa Luka Donçiç tregoi edhe një herë se çfarë lojtari ka kaluar Atlantikun për të luajtur në NBA. Ylli 19-vjeçar slloven shënoi 24 pikë, japi 9 topa në tabela dhe shërbeu 4 asistë, duke udhëhequr Dallasin në suksesin ndaj Uorriorsit, 112-109. Donçiç shënoi një kosh vendimtar në fund, si dhe dy gjuajtje të lira që i dhanë epërsinë vendasve, bashkë edhe me fitoren.
Është e jashtëzakonshme sesa shpejt slloveni u përshtat për të luajtur me sukses në ligën më të fortë të botës, madje duke qenë lideri i Dallasit, dhe kandidati numër 1 për të fituar çmimin e debutuesit të vitit. “Unë kam bërë po këto gjëra edhe tek Reali, – tha ai pas ndeshjes, – veçse këtu është më ndryshe, pasi jemi në NBA, në ligën më të fortë të botës”.
Golden Stejt, natyrisht, humbi jo vetëm për shkak të Donçiçit, por edhe të mungesës për dëmtim të Stefën Kërrit, Drejmond Grinit, dhe të qendrës Demarkus Kouzins. Gjithsesi, adoleshenti slloven po tregon se një epokë e re po nis në NBA.
Sfidanti.al