Portieri i madh italian ia hodhi më lehtë, por duket se sulmuesi anglez i Liverpulit mund të goditet ashpër. Daniel Starrixh akuzohet nga Federata Angleze se ka shkelur rregullat, sipas të cilave një futbollist profesionist nuk mund të vendosë baste në sportin e tij.
Cili mendohet të jetë faji i Starrixhit? Kur do të jepej hua tek Uest Bromi në janar të këtij viti, dikush vendosi bast me një koeficient të caktuar sesa mundësi kishte që të ndodhte kjo gjë. Sipas hetimit të Federatës, ky dikush mori informacion nga vetë Starrixhi përparasesa të vendoste bastin, dhe ky veprim i futbollistit gjithashtu ndalohet nga rregullat.
Me shumë gjasë, Starrixh do të marrë një pezullim nëse akuzat provohen, ndërsa në Angli më pari kjo i ndodhi Xhoei Bartonit, që u pezullua për 18 muaj nga futbolli. Bufoni në Itali nuk e provoi një gjë të tillë.
Sfidanti.al