Rondo hero i ndeshjes: Njukaslli del nga “zona e rrezikut”

Tre nga katër ndeshjet që u zhvilluan të shtunën në Premier Ligën angleze në terminin kohor, 16:00, dolën në barazim. I vetmi ekipi që fitoi, ishte Njukaslli që mundi 2-1 Bornmuthin. Heroi i Njukasllit ishte Rondo që shënoi dy gola në këtë ndeshje. Kështu, Njukaslli i bëri dy fitore radhazi dhe doli, tani për tani, nga “zona e rrezikut” në fund të tabelës.
Sidoqoftë, kjo ndeshje u shënua nga dëmtimi i rëndë i futbollistit të ekipit vizitor, Smith, në min. e 30-të, kur ai u nxor me barelë nga fusha, ndërkohë që në fytyrë i vendosën maskën e oksigjenit.
Sfidanti.al