Tension tek Atletiko për shkak të dëmtimeve, akuzohet mjeku

Hoze Maria Gimenez ka pësuar dëmtim tri herë brenda një muaji (!!!). Tek Atletiko e Madridit, gjithsesi, nuk vuan vetëm uruguajani, por ka edhe të lënduar të tjerë si Diego Godin, Stefan Saviç apo Lukas. Me probleme edhe më shumë lojtarë të rëndësishëm si Diego Kosta, Lemar apo Koke.

Jo vetëm kaq, por shqetësime fizike kanë ndjerë edhe futbollistë të Akademisë së Atletikos, siç informon gazeta “Marka” (Mani, Toni Moja, Hoakin, Garses). Mediat njoftojnë se tek Atletiko ka pasur tension mes lojtarëve të skuadrës së parë dhe mjekut, por kjo edhe aq për dëmtimet e pësuara, por për “rrjedhjen e informacionit”.

Dy ditë më parë, gazetari Manolo Lama i “Kadena KOPE-s”, komentonte se “Gimenez ka probleme për shkak se njërën këmbë e ka më të shkurtër se tjetrën, dhe kjo sjell ngarkesë te këmba më e gjatë”. Më pas gazetari kërkoi falje, por lojtarët akuzuan mjekun Ortega si njeriun që nxjerr informacione jashtë ekipit, për mediat.

Sfidanti.al