Real Madrid, risia në Bernabeu; tabletë në tualetet e impiantit

Të gjithë tifozëve u ka rastisur që të shkojnë të paktën një herë në tualet duke rrezikuar që të humbasin një gol ose ndonjë aksion vendimtar të skuadrës së tyre. Në Spanjë duket se e kanë gjetur zgjidhjen për këtë dhe duket se është shumë e thjershtë; instalimi i tabletëve në tualete në mënyrë që tifozët të kenë mundësi të ndjekin ndeshje sikur të ishin akoma në tribunë.

Ideja lindi në Zvicër dhe tashmë po aplikohet në stadiumet e Leganes, ndërkohë që duket se kanë shfaqur interes edhe Reali i Madridit e Sevija. Është një gjetje që sigurisht kur e mendon të bën të vësh buzën në gaz, por për këtë është bërë një studim marketiingu i thellë; sponsorët dhe investitorët në këtë mënyrë mund të vendosin brandin e tyre në stadiume nëpërmjet një sistemi për të tërhequr vëmendjen e tifozëve.

Kjo ide duket se po funksionon mjaft mirë te Leganes dhe mund të aplikohet edhe në Santiago Bernabeu, gjatë punimeve për ristrukturimin e tij. Projekti për këtë ristrukturim të impiantit madrilen ka një kosto prej 600 milionë Eurosh, kështu që instalimi i tabletëve në tualetet e tij nuk do të ketë ndonjë impakt të madh në të, kjo edhe për faktin se shumë shpejt Reali do të firmosë kontratën e re me Adidas për 10 vjet me vlerë 1.1 miliardë euro.

sfidanti.al