Lovren për mikun e tij Salah: Sikur të kem 3% dhjamë në trup si ai!

Mohamed Salah është bërë i famshëm për formën e tij tek Liverpuli dhe te kombëtarja e Egjiptit, ndërsa më pak i njohur është fakti se ylli 26-vjeçar ka shoqërinë më të mirë në klub me kroatin Dejan Lovren. Mbrojtësi nënkampion i botës ka hedhur shpesh foto të të dyve në rrjetet sociale, dhe këtë bëri edhe pas fitores 4-0 ndaj Crvena Zvezdës në Champions.

Fotoja e fundit ishte ajo ku, që të dy, kishin dalë me trup të zhveshur, duke treguar fiziku nga mesi e lart. Lovren bëri komentin se “do të doja të kisha vetëm 3 për qind dhjamë në trup, si Salahu, jam vetëm 20 muaj vonë, por nuk do të dorëzohem”. “Jeni shumë pranë vëlla, vazhdo të punosh fort”, – ishte përgjigja e Salahut.

Sfidanti.al