Familja Glejzër llogarit fitimet nëse shet Junajtidin

Megjithëse, fillimisht, familja Gejzer kishte njoftuar se Mançestër Junajtidi nuk është në shitje, duke qenë se u tha se princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman, sundimtari de fakto i këtij vendi arab, kishte shprehur interesimin e tij për blerjen e Junajtidit, tani duket se punët kanë ndryshuar dhe ka mundësi qëgjatë javëve të ardhshme të zhvillohen bisedime për këtë çeështje, bën të ditur gazeta angleze “Mirror”.

Sipas kësaj gazete, ky princ super i pasur saudit është gati të paguajë katër miliardë sterlina që për të janë “vogëlima”, nëse kihet parasysh se pasuria e tij e përgjithshme vlerësohet në 850 miliardë sterlina!

Gazeta e mësipërme shkruan se princi trashëgimtar, Mohamed Bin Salman, gjatë javëve të ardhshmë, do të presë në Riad pronarët e Mançestëer Junajtidit, Xhoel dhe Avram Gejzer, që të bisedojnë për çështjen e lartpërmendur.

Sipas llogarive që kanë bërë disa mediume angleze, nëse familja Gejzer do të arrijë që ta shesë Junajtidin për katër miliardë sterlina, atëherë fitimi i pastër i saj do të jetë 2,2 miliardë sterlina, ndërkohë që ajo e bleu klubin në fjalë në vitin 2005 për 790 milionë sterlina, por sidoqoftë, ajo ka bërë investime të mëdha dhe ka humbur në bursë gjatë kohëve të fundit, për shkak të rënies së aksioneve.

Sfidanti.al