Duket se Kupës së Botës për klubet me formatin e tanishëm, i ka ardhur fundi. Kjo formulë nuk është aspak e këndëshme për presidentin e FIFA-s, Xhani Infentino, i cili ka bërë së fundit publik edhe idenë e tij të re, që duket mjaft interesante. “Kjo e tanishmja është një formulë e komplikuar dhe shumë pak konkuruese. Ne po projektojmë një mundësi, që këtë aktivitet ta organizojmë në verë, nga datat 10 deri në 30 qershor, me pjesmarrjen e 32 skuadrave më të mira të botës”.
Infantino ka bërë të ditur, se me projektin e ri është duke punuar Boban dhe Van Basten. “Më mirë një turne i lodhshëm, avionë, orare të papërshtatshme, apo një turne i përqëndruar, me pjesmarrjen e ekipeve më të fortë të rruzullit? Gjithçka është menduar për shëndetin e futbollistëve, të cilët kanë nevojë edhe të pushojnë. Për këtë arsye, po punojmë për të gjetur një formulë të drejtë”, ka përfunduar presidenti i FIFA-s