“Doktori” quhet Rivaldo: Barcelona ka një problem të madh…?

Lionel Mesi u ka thënë shokëve të vet të ekipit se ata nuk duhet të përfshihen nga paniku dhe se nuk ka vend për shqetësim mbas tre dështimeve me radhë që ka pësuar Barcelona në La Ligën spanjolle, por, megjithatë, ndeshja e fundit ndaj Altetikos së Bilbaos ka hapur një temë diskutimi në opinionin publik sportiv spanjoll lidhur me atë sesa loja e Barcelonës varet nga Mesi.
Luis Suarezi, mbas barazimit në “Kamp Nou”, deklaroi se është e palejuar që Barcelona të varet aq shumë nga Mesi, ndërkohë që për faktin sesa i madh është ndikimi i futbollistit argjentinas foli edhe lojtari legjendar i Barcelonës, Rivaldo.
“Të gjithë ne e dimë sesa i mirë është Mesi si lojtar dhe sesa i rëndësishëm mund të jetë ai në një ndeshje. Por, Barcelona ka edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj në ekip, por fakti që ekipi varet shumë nga golat dhe asistencat e Mesit, ky është një problem i madh”, theksoi Rivaldo në një prononcim në portalin “Betfer”.
Sfidanti.al