Leroi Sanenë e priste një Bentli Kontinental në aeroportin e Mançesterit, në kthimin nga Gjermania. Makina e talentit gjerman kushton mbi 156 000 paund stërlina, që do të thotë gati 180 000 euro. Kajl Uolker kishte një tjetër Bentli, por Bentajga, me vlerë 136 000 paundë, ndërsa Rahim Stërling, Ederson apo Bernardo Silva ishin pak më modestë me Mercedesë e Rejnxh Rover. Ky është luksi i kampionëve të sotëm, të cilët vërtet ndiqen nga miliona njerëz në stadiume dhe në televizor, por që bëjnë një jetë ekskluzive, duke mos i përkitur më njerëzve të zakonshëm. Dihet se futbolli nisi si sport i punëtorëve, ndërsa sot është kthyer në profesionin e milionerëve, një zhvillim krejt normal i “dalldive” dhe qejfeve të njerëzimit. Kthimi i yjeve të Guardiolës nga ndeshja me Hofenhajmin, ishte një tjetër provë.
Sfidanti.al