Karakterin e fortë e ka fituar që në moshë të vogël. Habib Nurmagomedov është bërë sypatrembur nga babai i tij, ndërsa si 8-vjeçar u detyrua të përballonte një sfidë me një ari, që ishte padyshim më i madh dhe më i fortë sesa ai. Babai Abdulmanap u shpreh më vonë se “ishte më shumë provë karakteri sesa stërvitje”, ndërsa mori kritika për veprimin që bëri. Gjithsesi, sot pas 22 vitesh, Habibi është një nga kampionët më të mëdhenj të MMA-së, në kampionatin botëror UFC, me 26 fitore e asnjë humbje.
Në 6 tetor, djali me origjinë avare dhe me nënshtetësi ruse do të ketë provën më të vështirë të karrierës, ndoshta më pak të vështirë sesa atë ndaj ariut. Përballë tij, në Las Vegas, do të jetë Konor Mekgregor, i mbiquajturi luftëtari më i madh i UFC-së, edhe pse u shkëput disa kohë për t’u ndeshur me Flojd Mejuedhër Xhuniorin në ringun e boksit. Kush do të fitojë në Las Vegas? Vështirë të parashikohet, ndërsa në mes të spektatorëve ndoshta mund të jetë Kristiano Ronaldo, mik i Nurmagomedovit.
Sfidanti.al