Në përfundim të fazës së parë, Lushnja ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit, në kuotën e 23 pikëve (7 fitore dhe 2 barazime). Skuadra e Banos ka rezistuar edhe në transfertën e vështirë të Pogradecit, ku ka barzuar 3-3 dhe heroi i myzeqarëve bëhet veteran Çela, i cili dy minuta përpara përfundimit të takimit shënoi pas një ekzekutimi të saktë nga një goditje dënimi. Numri 10 i lushnjarëve hyri në fushë në kohën kur vendasit kryesonin për të tretën herë dhe ishte dukshëm mbipeshë, por ende nuk i kishte haruar ato që di të bëjë me topin.
Pogradecarët ndoshta meritonin më shumë se barazimi, pasi luajtën më mirë se miqtë dhe të gjitha golat i pësuan nga mungesa e vëmendjes së mbrojtësve, kryesisht në goditje standarte. Fillimisht e hapën ndeshjen që në të 13’, me anë të Liçkollarit, një nga futbollistët më të mirë të takimit, ndërsa pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, pas golit të Byzhytit, i cili shfrytëzoi një harkim perfekt të Maganit. Në pjesën e dytë, portjeri Spaho ishte shpëtimtari i Lushnjës në disa raste, madje edhe kur pësoi për herë të dytë e bëri diçka. Nga përplasja me autorin e golit, Shyti, e detyroi atë ta linte fushën për të shkuar tek autoambulanca, për një mjekim më të specializuar. Më pas është rradha e Branicës, Bambuorës sërish për Pogradecin, dhe në fund klasi i Gentjan Çelës, që e mban Lushnjën në krye, pa asnjë humbje.