U gjet e keqja për Barcelonën: Mesi duhet të lejë mjekër!

Barcelona e filloi mjaft mirë sezonin e ri, por në tre raundet e fundit të La Ligës klubi katalonjës ka marrë vetëm dy pikë. Kryesia e klubit ka nisur të shqetësohet, ndërkohë që ka filluar të tronditet paksa edhe stoli i drejtimit i trajnerit Ernesto Valverde. Në këto kushte, disa nga tifozët më të ndjeshëm kanë gjetur ilaçin për krizën: Lionel Mesi duhet të ndryshojë imazhin, më saktë, ai duhet të lejë përsëri mjekërr!
Këta tifozë kujtojnë se Mesi nuk e rruajti mjekrrën gjatë dy viteve, periudhë, kur Barcelona dominoi në La Liga. Ai vendosi ta ndryshojë imazhin, pra ta rruajë mjekrrën menjëherë para ndeshjes me Granadën që, megjithëse ai shënoi gol, përfundoi në barazim 2-2 në “Kamp Nou, kurse, më pas, pasoi performanca e dobët e Mesit në ndeshjen me Leganesin, ndërsa në ndeshjen e fundit me Atletikon e Bilbaos Mesi e pa veten në stolin e rezervave.
Një gjë është e qartë: Barcelona duhet të kthehet shpejt te ritmi fitues, kështu që nuk duhet të përbëjë habi, nëse në dhomën e zhveshjes së Barcelonës do të qarkullojë një peticion midis bashkëlojtarëve të Mesit që ai të lejë mjekërr!
Sfidanti.a