F1, nuk ka surpriza te Haas; konfirmohen Magnusen dhe Groszhan

Tani eshte zyrtare; Kevin Magnusen dhe Roman Groszhan do te jene pilote te Team Haas edhe ne Boterorin e Formula 1 ne vitin 2019. Skuadra amerikane me motor Ferrari e zyrtarizoi lajmin pak perpara fillimit te fundjaves ruse per garen e Socit. Lajmi per konfirmimin e ketyre piloteve te skuadra e Haas per te tretin vit radhazi qarkullonte prej kohesh, por vetem tani erdhi konfirmimi.

‘Jemi permiresuar ndjeshem ne krahasim me vitin e kaluat keshtu qe konfirmimi i piloteve aktuale ishte nje vendim i lehte per t’u marre-tha Shefi i Haas, Gynter Shtajner-objektivi eshte qe te kalojme kufirin e 100 pikeve dhe do t’ia dalim mbane me Kevinin dhe Romanin’.

Team Haas ne boterorin aktual eshte me vendin e peste ne klasifikimin per konstruktore, pas Renault dhe perpara McLaren. Me Magnusen dhe Groszhan, po plotesohet pak nga pak kuadri i piloteve qe do te garojne ne Formula 1 ne 2019. Skuadrat qe nuk i kane percaktuar ende pilotet e tyre per vitin e ardhshem jane Uilliams, Force India dhe Toro Rosso.

Sfidanti.al