Policia e shtetit dha lajmin se nje bande e fuqishme kriminale ka rene ne pranga. Operacioni i shtrire ne disa qytete solli arrestimin e 11 personave dhe mes tyre edhe nje personazh i rendesishem te botes se sportit ish Portieri i Vllaznise aktualisht trajner i Kombetares se Femrave, Armir Grima.
Padyshim qe pjesa sportive e ndjen veten keq kur shikon se pjese e nje bande teper te rrezikshme gjendet dhe nje personazh sportiv jo pak i njohur.
Do te jene hetimet e metejshme ato qe do te hedhin drite se cfare lidhje konkrete ka Grimaj me kete histori, perfshirja e tij, akuzat dhe lidhje e ketij grupi me sportin, por deri ne pritje te nje tabloje me te qarte faktet e para nuk jane per tu anashkaluar.
Nuk eshte as hera e pare as e fundit qe gjate hetimeve dhe pergjimeve qe policia ben per krime te ndryshme e aty dalin dhe lidhjet sportive dhe sidomos ato te trukimit te ndeshjeve te futbollit. Ka ndodhur edhe me pare ndodhi dhe tani. Ne ambientet e sportit flitet se banda e shkodres gjithmone ka qene afer futbollit, por historia e Grimes e konfirmon dhe me shume.
Per momentin policia nuk ka dhene asnje detaj shtese se cilat jane ndeshjet per te cilat akuzohet, si ka qene perfshirja e tij apo parat qe jane fituar. Per kete do duhet te presim.
Grima si futbollist ka luajtur me Vllaznine, Dinamon, Partizani dhe 4 ndeshje me skuadren kombetare nga viti 98 deri ne 2000. Karrieren e mbylli ne vitin 2011 ne shkoder.
Grima ka qene drejtues edhe i shoqates rajonale te shkodres qe kujdesej per te gjithe aktivitetin futbollistik te moshave ne pjesen veriore te vendit. Me pas pati nje eksperience si drejtues tek klubi Vllaznia, eksperience te cilen e la ne 2016 kur u be trajner i ekipit kombetar te femrave duke zene vendin e Altin Rrakllit edhe ai i perfshire ne disa akuza per trukim ndeshjesh.
EuGen Bani