Boterori i Formula 1 ne 2019 do te sjelle ndryshime te rrenjesishme te Meklaren. Skuderia angleze pas Fernando Alonsos qe deklaroi terheqjen nga ky kampionat, humbet edhe pilotin tjeter te saj, Shtofel Vandorn i cili do te lere ate me fund te sezonit.
Lajmi u komunikua nepermjet rrjeteve sociale me belgun qe deklaroi se kaloi 5 sezone fantastike me Meklarenin.
Ndersa Zak Braun theksoi: ‘Nuk mundem t’i jepnim Vandorn instrumentat e duhura per te shfaqur te gjithe talentin e tij. Etika e tij e punes eshte impresionuese, ne i urojme me te miren ne cdo gje qe do te beje ne te ardhmen’.
Nderkaq, Meklaren beri te ditur emrin e pilotit te ri qe do te zevendesoje Vandornin dhe qe do te jete shok skuadre me Karlos Sainz Jr dhe behet fjale per pilotin 18 vjeçar Lando Norris.
Sfidanti.al