Përse humbja e turpit me Izraelin po përdoret si një loje bilardo, ku më shumë paska faj policia për humbjen, sesa vetë futbollistët ?
Sepse futbollistët nuk mbajnë përgjegjesi kur turpi është më i madh sesa duhet dhe qahen ose për policinë, ose për arbitrin…
Përse trajneri De Biazi, kur u shfaq tek studiot e RAI-t në Itali, duket sikur nuk kishte humbur me 3 gola, madje s’dukej që ishte turpëruar fare?
Sepse ndeshja me Izraelin do të kujtohet gjatë sesi trajneri ynë i nisi të gjithë para, edhe kur ishim me 9 vetë, dhe presidenti Duka nga tribuna që numëronte golat ..
Përse Altin Lala, ish-kapiteni i Kombëtares thotë se Ergys Kaçe nuk stërvitet ndaje dhe ka humbur Kombëtaren?
Sepse kur foli për Rashicën që u braktisë nga De Biazi, iu hodhën në fyt dhe tani Lala është khtyer pas..në mbrojtje!
Përse misionarët e maviolave, artizanët e rasteve që tjetersohen në ekran, çunat e bekuar të FSHF-së, u shfaqën me mendime të ndryshme për arbitrin e ndeshjes me Izraelin?
Sepse ishte urdhër që disa ta mbronin arbitrin dhe disa ta shanin, që të bëhej më lëmsh gjetja e së vërtetës.