Vjen një ditë kur gjithçka përfundon. Sporti e ka si edhe vetë jeta dhe Usain Bolt nuk mund t’i shmanget këtij rregulli. Legjenda e atletikës gjithsesi ka ndërmend që të mos largohet nga skena pa një shkëlqim të fundit. Sprintieri xhamajkan ka nisur që tani stërvitjen për të realizuar sezonin e fundit të madh të tij në karrierë.
“Misioni 2017” është misioni i fundit, pra edicioni i ardhshëm, në të cilin Bolt do të marrë pjesë në kampionatin botëror, që do të jetë aktiviteti i madh përmbyllës i karrierës së tij. Pasi fitoi gjithçka në Lojrat Olimpike (9 të arta, nga 3 në secilën Olimpidë, 100, 200 dhe 4×100 metra), Usain dëshiron të fitojë të tjerë tituj botërorë përpara pensionit.
Vetë kampioni e lajmëroi nisjen e stërvitjes në Kingston të Xhamajkës, me një video në Instagram. “Dita e parë e trajnimit me gjërat bazike në “Misioni 2017”.