Zhoze, ke shpenzuar 433 milionë euro në 3 vjet, pse ankohesh?!

Mançester Junajtid ka nevojë për 5 lojtarë, shpresa ka mbetur që të vijnë dy, ndërsa realisht mund të ndodhe që të mbërrijë vetëm njëri. Zhoze Murinjo u sqarua kështu pas katastrofës me Liverpulin, veçse mediat nuk harrojnë të bëjnë disa llogari. Trajneri portugez ka shpenzuar 433 milionë euro në 3 vite në “Old Traford”, dhe vetëm 6 klube kanë harxhuar më shumë sesa ai (Siti, Barça, Juventusi, PSG, Çelsi e Liverpuli).

Murinjo kërkon të paktën Harri Megajerin, qendërmbrojtësin e Anglisë, si dhe Uilianin, brazilianin e Çelsit, por një nga shefat e klubit, Ed Uduord, i ka bërë të qartë se më parë duhet të largohen lojtarë, që të merren të tjerë. Çështje bilanci!

Sfidanti.al