Reali i Madridit nuk deshiron qe te mbetet i papergatitur nese deshton tentativa per blerjen e Tibò Kurtuà persa i perket portes. Edhe pse bleu te riun Lunin, klubi merenges vazhdon te kerkoje nje portier qe te marre vendin e Kejlor Navas.
Sipas tablodit ‘The Sun’, alternativa e Kurtuà per Realin e Madridit eshte pikerisht Hugo Loris i saposhpallur kampion bote me Francen. Pavaresisht gafes ne finalen e Kupes se Botes, Loris konsiderohet si nje prej portiereve me te besueshem ne bote dhe prandaj Real Madrid e ka vene me radarin e tij.
Por problemi per ‘Los Blancos’ qendron te Totenhemi me klubin londinez qe nuk do te pranoje te nise biesdime per portierin francez per me pak se 70 milione Euro.
Sfidanti.al