Kanë kaluar 20 vite, qëkur portieri karizmatik ekscentrik kolumbian, Rene Higita, bëri atë pritjen e tij fantastike të topit të tipit “skorpion” me këmbë te vija e portës. Sidoqoftë, ekscentrik ai nuk ishte vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, madje edhe tani që i ka kapërcyer të 50-tat, ai nuk “qetësohet” dot dhe këtë ai e provoi më së miri ditët e fundit.
Higitau ndodh, ditët e fundit, në qendër të vëmendjes në një ndeshje miqësore mes Amerikës së Kalit dhe Atletikos së Medelinit, ku ai është trajner i portierëve. Në një moment, kur po kalonte poshtë tribunës, ku ndodheshin tifozët e Amerikës, një nga ata iu afrua dhe e shau Higitën, por mori si përgjigje një goditje aq të beftë e të fortë me grusht drejt në hundë, saqë edhe vetë Majk Tajsoni do ta kishte zili!
Sfidanti.al