Nuk ka ndarje rrugesh per Interin dhe Ikardit. Kete te diel skadoi afati per klauzolen e zgjidhjes se kontrates me vlere prej 110 milione Eurosh dhe qe ishte e vlefshme per skuadrat jashte Italise.
Ne te vertete Ikardi nuk ka shprehur asnjehere deshiren per t’u larguar nga Interi, perkundrazi. Kapiteni i Interit ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit per rinovimin e kontrates. Kontrata e Ikardit me Interon skado ne 2021, ndersa paga e tij eshte 5.5 milione Euro. Kontrata e re e Ikardit do te jete deri ne 2022 kurse paga e tij do te rritet ne 7.5-8 milione Euro ne sezon.
Por jo vetem kaq drejtuesit e Interoit dhe perfaqesuesit e Ikardit po mendojne qe te perfshijne ne kontraten e re te futbollistit nje klauzole te re per zgjidhjen e saj, kete radhe me vleren e 200 milione Eurove dhe qe do te jete e vlefshme per skuadrat jo italiane.
Sfidanti.al