Lenoks Luisi nuk e di se do të ndeshet me Vitali Kliçkon!

Lenoks Luisi është befasuar nga lajmi se ai do të ndeshet, në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, me boksierin e famshëm ukrainas, tanimë, në fakt, të pensionuar, Vitali Kliçko, vëllai i madh i boksierit tjetër ukrainas, edhe më të famshëm, Vladimir Kliçko.
Para disa ditësh, mediumet sportive paralajmëruan më shumë zhurmë një derbi të madh mes dy legjendave të mëdha të boksit, britanikut Lenoks Luis (53 vjeç) dhe ukrainasit Vitalij Kliçko (47 vjeç). Ky duel që do të jetë demonstrativ, do të duhet që të zhvillohet në Kiev të Ukrainës.
Të dy boksierët, në fakt, janë ndeshur, më 2003, në një nga ndeshjet më brutale në historinë e boksit profesionist botëror. Kliçko udhëhiqte më pikë, por ndeshja u ndërpre, për shkak të një dëmtimi serioz në fytyrë të boksierit ukrainas.
Sidoqoftë, përfaqësues të boksierit britanik, Lenoks Luis, kontaktuan Këshillin Botëror të Boksit (WBC), të cilin e informuan se askush nuk u ka bërë atyre ndonjë propozim për ndeshjen derbi të lartpërmendur.
Sfidanti.al