Fitoi Xhiron, por u pezullua nga Turi, disfata e kampionit Kris Frum

Turin e Francës e ka fituar 4 herë, ndërsa këtë vit ia doli në Xhiron e Italisë. Gjithsesi, Kris Frum duket se nuk do ta ketë kënaqësinë të kërkojë një triumf të pestë në garën e madhe çiklistike të Francës, për t’u barazuar me legjendat Edi Merks, Zhak Ankëtil, Bernar Hino apo Migel Indurain.

Anglezi i famshëm është pezulluar për shkak të akuzave për përdorim dopingu, edhe pse ende nuk ka vendim të prerë për ta dënuar. Organizatorët e Turit kanë frikë se pjesëmarrja e një çiklisti nën dyshime doping mund të njollosë kampionatin më të madh të çiklizmit në botë. Skuadra e Frumit, Skaj, ka deklaruar se do ta apelojë vendimin, por nuk dihet nëse do të ketë sukses që ta kthejë 33-vjeçarin në Turin e Francës.

Sfidanti.al