I ati i yllit meksikan Lozano “futet” në Boteror, driblon..Barcelonën

I ati i një prej yjeve më të mëdhenj të përfaqësueses së Meksikës, Hirving Lozano, që shënoi golin e fitores kundër Gjermaninë në këtë kampionat botëror, tha se atë e kishte kontaktuar Barcelona që u interesua për të birin e tij. Lozano, në fakt, ka pasur një sezon mjaft të mirë te PSV Aind’hoveni.

“Barcelona më kontaktoi, por akoma gjërat janë të paqarta në këtë moment. Kur të mbarojë kampiponati botëror, atëherë, tabloja do të bëhet më e qartë, nëse Hirvingu do të qëndrojë te PSV-ja apo do të kalojë në ndonjë klub tjetër”, i vuri në dukje i ati i Lozanos ESPN-së.

Sfidanti.al