Mbasi panë ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës analistët “gërrmuan’ në analet e historisë së kampionateve botërore dhe zbuluan se Nejmari vendosi një rekord si futbollisti më i faulluar gjatë 20 viteve të fundit në kampionatet botërore. Kundër tij u bën gjithsej 10 faulle, ndërkohë që rekordin përkatës e mban sulmuesi anglez, Allen Shirer, kundër të cilit lojtarët tunizianë bënë 11 faule në ndeshjen e Kupës së Botës të vitit 1998 mes Anglisë dhe Tunizisë.
I diskutueshëm ishte edhe momenti i golit të zviceranëve, sepse paraprakisht Zuberi e shtyu Mirandën, para se ta dëgonte topin në rrjetën e portës braziliane. Mbas ndeshjes, Nejmari nuk i kurseu kritikat ndaj gjyqtarëve.
“Mua m’u duk se ai ishte faull. Nuk më takon mua që të flas për gjëra të tilla, sepse për këtë janë ngarkuar katër specialistë profesionistë, por, ku janë ata, përse nuk e bëjnë punën e tyre? Ne nuk e meritonim humbjen”, tha Nejmari.
Sfidanti.al