Lionel Mesi humbi nje penallti qe do t’i kishte dhene fitoren Argjentines ne ndeshjen me Islanden dhe tashme po kryqezohet nga te gjithe sidomos ne vendlindjen e tij. Vete kapiteni i bardhekalterve ka marre pergjegjesine per kete gabim, nderkohe qe eshte dikush qe e ngushellon ate. Behet fjale pikerisht per Diego Armando Maradonen, hija e te cilit e persekuton gjithnje Mesin sa here vesh fanelen e perfaqesueses argjentinase.
‘Boterorin e vitit 1990 ne e nisem me humbje, jo me barazim-tregon Maradona-pavaresisht demtimeve, pavaresisht gjithçkaje, ne shkuam ne finalen e Romes, fale Gojkoeçeas dhe sakrifices se te gjithe lojtareve. Do te vazhdojme te inkurajojme. Forca Argjentina!’.
Ne boterorin e 1990, Argjentina humbi 1-0 ndeshjen e pare me Kamerunin, nderkohe qe ne sfiden tjeter humbi portierin Pupido per shkak demtimi. Megjithate arriti ne finale pasi eliminoi Italine ne gjysmefinale, per t’u mundur ndaj Gjermanise.
Sfidanti.al