“Fredi i Kuq”, Murinjo fiton një tjetër duel me Guardiolën

Mançester Junajtid u varfërua me 60 milionë euro (53 milionë paund), por u pasurua me një tjetër futbollist shumë të mirë. Mesfushori i Brazilit, Fred, pritet të kalojë vizitën mjekësore në “Old Traford” pasi e ndau mendjen se për cilin ekip të Mançesterit do të luante. Fred, që luajti si zëvendësues për Brazilin ndaj Kroacisë, ndoshta do të kishte dashur të mendohej edhe ca, por trajneri i kombëtares, Tite, i dha ultimatum.

“Zgjidh të ardhmen përpara Botërorit, pasi dua që të jesh i qetë”, – i tha trajneri. Në janar, u mendua se ai do të bashkohej me Man. Sitin, pasi Guardiola e pëlqente, por ajo lëvizje nuk u bë. Gabriel Zhezus, ylli i Brazilit dhe i Sitit, nuk u mërzit nga Fredi. “Ai do të ketë mbështetjen time, kudo që të jetë, edhe tek Junajtidi”, – u shpreh sulmuesi. Murinjo, ndërkaq, fitoi një tjetër duel me Guardiolën, pasi atij për Aleksis Sançezin.

Sfidanti.al