Salah shkon në Spanjë, optimist për Kupën e Botës

Këtë të mërkurë, pra nesër, ai do të udhëtojë drejt Spanjës, ku beson se do të gjejë “derman”. Mohamed Salah është në luftë me kohën për të kaluar dëmtimin e pësuar në finalen e Championsit dhe për të shkuar në Botërorin rus. Sulmuesi i Egjiptit, shënues i 44 golave për Liverpulin sezonin që sapo u mbyll, pësoi një lëndim të rëndë në shpatull, ndërsa në Spanjë duket se do të punojë me specialistët më të mirë të mundshëm për dëmtimin e tij.

“Ishte natë shumë e vështirë, – shkroi ai në rrjetet sociale, – por, unë jam një luftëtar dhe nuk do të dorëzohem. Pavarësisht nga parashikimet, unë kam besim se do të shkoj në Rusi dhe do t’iu bëj të gjithëve krenarë. Dashuria dhe mbështetje juaj më japin forcën për të cilën kam nevojë”.

Sfidanti.al