Unai Emeri del hapur : Nejmari është njeriu i gjithëpushtetshëm tek PSZH

Trajneri i sapocaktuar i Arsenalit, Unai Emeri, tani, ka filluar të flasë më hapur për kohën, kur ai drejtonte klubin francez, PSZH, më shumë për superyllin e tij, Nejmar. Disa herë gjatë sezonit të kaluar, futbollisti brazilian krijoi probleme në dhomën e zhvëdshjes së PSZH-se dhe Emeri thotë se kjo është e vërtetë.

“Unë e di se kur jam figura kryesore dhe kur nuk jam i tillë. Ky është një proces që një trajner duhet ta përjetojë dhe ta asimilojë që ta ketë përvojë personale. Në çdo klub, ti, duhet ta dish rolin tënd dhe cili është roli i të tjerëve. Unë jam i mendimit se lider te PSZH-ja është Nejmari”, deklaroi Emri në “Frans Futboll”, duke vazhduar më tej:

“Nejmari erdhi te PSZH-ja që të bëhej lider, që të kalojë përmes këtij procesi dhe, një ditë, të bëhet më i miri në botë. Te Mançester Siti në krye është Pep Guardiola, kurse te PSZH-ja – Nejmari”. Emeri e pranoi se nuk e ndjente veten mirë, për shkak të ndikimit të madh të Nejmarit.

“Para disa muajsh, një futbollist i PSZH-së m’u afrua dhe më tha se, gjatë këtij sezoni, unë nuk isha më ai i mëparshmi! Unë nuk mund të jem i njëjtë me dhe pa Nejmarin. Mua më duhej që të adaptohesha me këtë lojtar. Më duhej që ta njihja nga afër. Nuk është aspak e lehtë që stërvitesh Mesin, Ronaldon ose Nejmarin. Ata janë më të mirët në botë, prandaj edhe duhet t’u përshtatesh atyre. Shihni Guardiolën te Siti, ai është i kënaqur, sepse nuk ka ndonjë figurë të madhe përballë vetes”, tha trajneri i ri spanjoll i “topçinjve”.

Sfidanti.al