A e mbani mend se çfarë ndodhi në të kaluarën me portierin e Milanit? Xhixho Donaruma ishte gati të largohej, jo një por disa herë, dhe ai që e cimbiste nga prapa ishte agjenti i vet, Mino Raiola. Veçse, “pllaka” është kthyer (“O tempora, o mores”, do të thoshin latinët). “Më përpara largohen kinezët nga Milani sesa Donaruma”, – janë fjalët e Raiolës që çuditën gjithë botën.
“Donaruma mund të qendrojë tek Milani edhe gjithë jetën, – ishte vazhdimi, – duhet të respektojmë tifozët që gjithnjë kanë kërkuar që Xhixho të mbetet përjetë me klubin. Nuk është ironi nga ana ime, nuk e njoh ironinë kur vjen çështja tek puna”. Gjithsesi, pak muaj më parë, Raiola as nuk u kujtua për tifozët, dhe as nuk do të kujtohet nëse interesi i TIJ dhe ai i klientit të tij nuk do të përputhet me interesin e pronarëve dhe drejtuesve te Milanit.
Sfidanti.al