Mbylljani gojën Igli  Tares ! Sa herë që flet, e  ngacmon në plagë kastën..

Tani të gjithë vrapojnë për të intervistuar Igli Taren, sidomos kur flitet nga Shqipëria, pasi biondi mban akoma kurorën e triumfit si drejtor me talent dhe nuhatje në Serinë A.  Por e vërteta  është tejet ironike. Ato ditë kur Tare ngjiti altarin italian, nga Shqipëria u bë gati një ekip televiziv për të zbuluar akoma më shumë orbitën e panjohur të një shqiptari, më shumë të vlerësuar në emigrim, se sa në tokën e tij.  Kjo intervistë ka mbetur në imagjinatë, nuk u bë kurrë, ngaqë zotat  e futbollit, të pushtetshëm edhe në punët e ekranit, udhëruan që t’i “qepej goja” Igli Tares. Çfarë mëkati kishte bërë  ndaj kastës qe sundon topin, sa të mos festonim për zyrtarin  e talentuar që na e bëri Lacion si derë të dytë në Itali.

Si mund të harrohet deklarata fshikulluese, ajo që erdhi edhe më shpejt se skafi nga Italia? Fjalët e tij “inaguruan”  Asamblenë për fronin, dhe jo për futbollin, me një shuplakë të bujshme: “ Ka ardhur mommenti për ndryshime. Futbolli jonë  ka nevojë për ajër të pastër dhe jo për baste..” Qysh atëhere, Tare është në listën e “armiqve” dhe me meritë bën pjesë në listën e atyre futbollistëve “yje” të Kombëtares , të cilët  nuk kanë merituar një  ceremoni dovorci me ekipin kuqezi.  Tare, kur flet nga Italia për punët pa shpresë në  futbollin tonë, shkakton alergji. Madje më shumë se kaq..armiqësi. E tillë ndjesi është përftuar edhe nga intervista e fundit, kur i kanë bërë dy pyetja shpuese , nga ato që i prishin gjakun  “qeverisë  se topit”.

Pyetja e parë: Si e keni përjetuar dënimin e Skënderbeut? Përgjigja: “Pata mundësinë në një bashkëbisedim me një komision nga Liga Italiane ku na shpjegonin mënyrën si mund të manipuloheshin ndeshjet dhe morrën shembull Skënderbeun. Isha para skuadrës se Lacios dhe ishte ndjesi negative…”

Pyetja e dytë:  Keni marrë një ftesë speciale nga Shqipëria( e politikës) dhe jo e futbollit?

Përgjigja: “Nëse vij në Shqipëri, kam shansin vetëm për të humbur, s’kam çfarë të fitoj. Më është ofruar vendi për kandidat për president të FSHF-së, por e kam refuzuar, sepse e ndjej veten shumë të lidhur me fushën..”

Sfidanti.al