“Diferenca në pikë tregon shumë gjëra”. Kështu shprehet Zhoze Murinjo në konferencën e tij të fundit për shtyp në Premier Ligë për këtë sezon, dhe e ka fjalën për Mançester Sitin. Kampionët e Anglisë janë 19 pikë përpara Junajtidit dhe trajneri i “djajve të kuq” nuk bën ndonjë parashikim optimist për të ardhmen.
“Ky është realiteti i vërtetë, realiteti i kampionatit, – vazhdoi ai, – në Champions nuk është realiteti i vërtetë, sepse një mbrëmje e keqe të prish gjithçka, ndërsa këtu duhen 38 ndeshje për të fituar. Fatkeqësisht diferenca mes të parit dhe të dytit është 19 pikë. A mundemi ne, që brenda një viti ta zhdukim këtë diferencë, duke pasur parasysh se tregu është tepër i vështirë. E sigurt është që ne do të përpiqemi”.
Këto janë fjalët e Murinjos dhe tifozët e Junajtidit besohet se kanë mbetur të dëshpëruar dhe tronditur. Nuk është një abdikim, por as edhe një deklaratë fitoreje të sigurt. Ata shpresojnë që të ndodhë ndonjë mrekulli dhe situata të ndryshojë, por Siti i Guardiolës për momentin duket i pakapshëm.
Sfidanti.al