Mesi, Nejmar dhe Suarez do të vazhdojnë në “Kamp Nou”. Barcelona nuk ka ndërmend të mbetet ma MSN-në, treshen më të famshme të sulmit në botë, dhe pas Nejmarit, radhën për rinovim e ka një tjetër. Luis Suarez do të hedhë firmën në marrëveshjen e re me klubin, që do ta mbajë “blaugrana” deri në vitin 2021, por që mund të zgjatet deri në 2022.
Drejtuesit e klubit janë duke biseduar me agjentin e tij, dhe pritet që lajmi të bëhet zyrtar ditët e ardhshme. Sipas gazetës “Marka”, sulmuesi uruguajan do të mbetet i treti në listën e pagave të Barcelonës, por rroga e tij vjetore do të arrijë deri në 25 milionë euro, pra një shifër vërtet e jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë problem për Suarezin që në 2022, kur të mbarojë kontratën e re, do të jetë 35 vjeç, pasi ai ka deklaruar disa herë privatisht se dëshiron të jetë për shumë vjet tek Barça.
Katalanasit, ndërkaq, kanë në plan të rinovojnë edhe me disa lojtarë të tjerë si Rakitiç, Ter Shtegen apo Sergi Roberto, ndërsa më herët firmosën Nejmar, Maskerano dhe Buskets.
B. Kuka